Lidhje

Politika amerikane në Azi


Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara thonë se investime më të mëdha diplomatike, tregtare dhe ushtarake në rajonin e Azi-Paqësorit nuk përbëjnë kërcënim për Kinën.

Shtimi i manovrave ushtarake kineze është pjesërisht përgjigje ndaj ribalancimit diplomatik dhe ushtarak të administratës Obama në Azi. Por zyrtarët amerikanë thonë se kjo nuk ka të bëjë me konfrontim, por me stabilitet.

"Në këtë pikpamje suksesi i ribalancimit varet në zhvillimin e marrëdhënieve pozitive dhe produktive me Kinën. Në asnjë mënyrë ribalancimi nuk ka të bëjë me Kinën. Por çfarë bën Kina nga nevoja nuk ndikon në mendimin tonë për rajonin”, thotë David Helvey, zv/ndihmës sekretari i Mbrojtes për Azinë Lindore.

Me shtimin e kërcënimeve nga Koreja e Veriut, Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë të sigurojnë aleatët e tyre, thotë profesori i Universitetit George Mason, Janine Davidson. "Me rritjen e tensioneve në Gadishullin Korean ose në Detin e Kinës Jugore, riafirmimi i garancive të sigurimit mund të parandalojë një garë destabilizuese armatimesh mes vendeve të shqetësuara në rajon”, tha ai.

Kritikët thonë se administrata Obama nuk po i merr seriozisht kërcënimet. "Aleantët tanë në rajon duan të sigurohen se jo vetëm që ne po i vëmë në dukje këto gjëra,por ne jemi aktualisht në pozitë për të bërë diçka rreth angazhimeve për sigurinë”, thotë Senatori republikan, Marko Rubio.

Me pretendimet rivalizuese për naftën dhe peshkimin në Detin e Kinës Jugore, çështja është menaxhimi i burimeve, tha ndihmës sekretari i Shtetit për Azinë Lindore Joseph Yun. "Nuk ka zgjidhje. Askush nuk do të heqë dorë nga pretendimet. Prandaj çështja është se si ta menaxhojmë këtë situatë. Një nga modelet e menaxhimit është përdorimi, eksplorimi dhe marrëveshjet e përbashkëta”, tha ai.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, është përpjekur të menaxhojë një pjesë të bashkëpunimit dhe të sigurojë zyrtarët kinezë, mes tyre edhe kryeministrin e ri të Kinës Li Keqiang. "Interesat tona të përbashkëta janë më të mëdha sesa mosmarrëveshjet tona. Si vende të mëdha, ne kemi përgjegjësinë të ruajnë paqen dhe stabilitetin në rajon”, tha zoti Li.

Uashingtoni thotë se do të mbetet një fuqi në rajonin e Paqësorit e angazhuar për çështjet rajonale si Koreja e Veriut dhe çështje me inters më të gjerë si kufizimi i programit bërthamor të Iranit.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG