Lidhje

SHBA mbështet hetimin e plotë të raportit "Marty"


Philip Reeker
Philip Reeker
Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Philip Reeker shprehu mbështetjen për “hetimin e plotë dhe të hollësishëm” të akuzave për trafikim organesh të raportit të vitit 2010 të Këshillit të Evropës të njohur si raporti Marti.

Zoti Reeker tha në një seancë të Komisionit të Helsinkit, se Shtetet e Bashkuara i marrin seriozisht të gjitha akuzat për krime lufte dhe krime të tjera serioze.

Një grup pune i EULEX-it po kryen një hetim për akuzat mbi 10 vjeçare që përfshin disa juridiksione si Shqipëria dhe Kosova.

Zoti Reeker tha se proces do të jetë i gjatë dhe i ndërlikuar dhe vlerësoi punën e grupit të drejtuar nga ish-ambasadori amerikan për krime lufte Clint Williamson.

“Grupi i punës ka shënuar përparim, ka mbledhur të dhëna, ka punuar për të rritur bashkëpunimin me vende të treta, përfshirë Shqipërinë, dhe ka kryer aktivitete hetimore operacionale”, tha ai.

Zoti Reeker vlerësoi qeveritë e Shqipërisë, Kosovës dhe Serbisë dhe të tjera në rajon për bashkëpunimin e tyre për këtë çështje.
XS
SM
MD
LG