Lidhje

Jeta e Papa Françeskut në Buenos Aires


Për të mësuar më shumë për jetën e Papa Françeskut tani të duhet vetëm një udhëtim me autobuz.

Qyteti i Buenos Airesit në Argjentinë filloi të verë në qarkullim një turne me autobuz nëpër 24 vende që ndjekin rrugën e bërë nga Papa Françesku deri në postin e lartë të Kishës Katolike Romane.

Turneu përfshin vizita në lagjen ku udhëheqësi i më shumë se një miliardë katolikëve shkonte në kishë dhe shkollë kur ishte nxënës dhe berberinë që frekuentonte.

Turneu prej tri orësh është falas.
XS
SM
MD
LG