Lidhje

Partia konservatore fituese në Bullgari


Partia konservatore në Bullgari duket se ka fituar zgjedhjet parlamentare të së djelës – por mbetet larg sigurimit të një shumice absolute. Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë i cilësoi zgjedhjet si konkurrente dhe të organizuara mirë, por se në proces pati mungesë të besimin.

Me gati tre të katërtat e votave të numëruara, GERB ka fituar 31 përqind të votave pasuar nga socialistët me 27 përqind. Partia etnike turke MRF dhe partia nacionaliste Ataka janë mbrapa me një përqindje njëshifrore.

Akuzat për manipulimin e votës shoqëruan fushatën. Autoritetet kapën dhe sekuestruan 350 mijë fletë votimi të shtunën kur bastisën një shtypshkronjë në pronësi të një aleati të udhëheqësit të partisë , GERB dhe ish kryeministrin Boykov Borisov.

"Në historinë e Republikës së Bullgarisë, këto ishin zgjdhjet më të këqija dhe më problematiket. Dita e zgjedhjeve filloi me çështjen e dy dokumentave të pasakta dhe të paligjshme, dy dekrete të presidentit të Bullgarisë që i bënë zgjedhjet absolutisht të pavlefshme. Do të shihni rezultatet e manipuluara. Rezultatet tregojnë se 4, 5 apo 6 parti të vogla mund të hyjnë në parlament, pasi autoritetet bullgare nuk I procesuan dokumentat siç duhet. "

Nëse partia GERB nuk do të jetë në gjendje të formojë një qeveri koalicioni, kjo mundësi do t’u jepet socialistëve. Bllokimi i procesit mund të çojë në zgjedhje të tjera.

Zgjedhjet u mbajtën vetëm tre muaj pasi zoti Borisov dha dorëheqjen pas protestave anti-qeveritare.

Bullgaria po përballet me një papunësi të lartë, ekonomi të dobët dhe akuzat për korrupsion në qeveri. Pas anëtarësimit gjashtë vjeçar në Bashkimin Evropian, është ende anëtari më i varfër i bllokut.

Zgjedhjet u organizuan nga një qeveri teknike. Rezultatet zyrtare priten sonte.
XS
SM
MD
LG