Lidhje

Amerikanët braktisin Agjencinë e Privatizimit në Kosovë


Përfaqësuesja amerikane në Bordin e Agjencisë së Privatizimit, Bernadette Roberts, ka dhënë dorëheqje nga ky post, duke nxitur reagime

Në Kosovë, zyrtarë qeveritar dhe organizata joqeveritare, reaguan me shqetësim ndaj njoftimit se përfaqësuesja amerikane ne Bordin e Agjencisë së Privatizimit, Bernadette Roberts, ka dhënë dorëheqjen nga ky post.

Në një përgjigje me shkrim dhënë gazetës Express, ambasada amerikane shpreh sic thuhet “shqetësimin në lidhje me udhëheqjen dhe drejtimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe nuk ndjehet më në gjendje që të jap një ndihmesë pozitive në punën e rëndësishme të agjencisë”.

Ndonëse nuk janë dhënë ende hollësi rreth arsyeve të dorëheqjes, kryetari i Bordit të Agjencisë së Privatizimit, Blerim Rexha, tha se largimi i zonjës Roberts është padyshim një humbje e madhe për agjencinë.

Instituti Demokratik i Kosovës/Transparency International Kosova është shprehur i shqetësuar me dorëheqjen, që siç thuhet, është treguesi më i mirë se gjërat në këtë agjenci nuk janë duke shkuar në drejtimin e duhur. Ky institut i ka bërë thirrje parlamentit të Kosovës që të thërras një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar situatën në këtë agjenci dhe procesin e privatizimit në përgjithësi, të themelojë një komision parlamentar hetimor dhe të pezullojë përkohësisht në tërësi procesin e privatizimit në Kosovë.

Procesi i privatizimit i filluar pak pas luftës në Kosovë, vazhdimisht ka nxitur debate, posaçërisht rreth privatizimit të ndërmarrjeve me të mëdha publike dhe më fitimprurëse në Kosovë.
XS
SM
MD
LG