Lidhje

Human Rights Watch: Policia kineze keqtrajton punonjëset e seksit


China's prostitution
China's prostitution

Një grua i tha Organizatës Human Rights Watch se ajo ishte rrahur nga policia sepse nuk kishte pranuar të bëhej punonjëse seksi apo prostitutë.

Një raport i ri dokumenton shkelje të rënda nga policia kineze kundër punonjesve të seksit në Kinë, duke përfshirë rrahjet, torturat dhe ndalime arbitrare.

Organizata Human Rights Watch thotë se shumë nga keqtrajtimet ndodhin gjatë operacioneve rutinë kundër prostitucionit kur policia bastis lokale masazhi, klube nate, dhe bizneset e tjera.

Një grua i tha Organizatës Human Rights Watch me bazë në New York se ajo ishte rrahur rëndë nga policia sepse nuk kishte pranuar të bëhej punonjëse seksi apo prostitutë. Një tjetër tha se një oficer i policisë i kërkoi seks në këmbim të mbrojtjes ligjore.


Raporti thotë se këto përvoja pasqyrojnë një problem më të gjerë. Organizata Human Rights Watch akuzon qeverinë kineze se vepron me idenë se nëse gratë që angazhohen në prostitucion "kanë humbur të drejtat e tyre."

Pekini zyrtarisht ndalon prostitucionin, megjithëse shërbimet seksuale shpesh shiten haptazi në rrugë.
XS
SM
MD
LG