Lidhje

Shtëpia e Bardhë mbron hetimin ndaj AP-së


AP recording

AP recording

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë thotë se president Obama beson fuqimisht në të drejtën për mos pengimin e gazetarëve për të hetuar mbi një ngjarje, por e sheh gjithashtu të nevojëshme për të siguruar që informacioni sekret të mos dalë jashtë.

Shtëpia e Bardhë është duke mbrojtur një hetim penal mbi mundësinë e rrjedhjes së informatave sekrete qeveritare që u paraqitën në një artikull lajmesh në lidhje me një operacion të CIA-s në Jemen mbi një komplot të al-Kaidës për sulm me bombë.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney tha të martën se Presidenti Barack Obama beson fuqimisht në të drejtën për mos pengimin e gazetarëve për të hetuar mbi një ngjarje. Por zëdhënësi Carney tha se presidenti e sheh gjithashtu të nevojëshme për të siguruar që informacioni sekret të mos dalë jashtë.

Mbrojtja e Shtëpisë së Bardhë mbi hetimin erdhi pasi disa gazetarë amerikanë protestuan sekuestrimin e fshehtë nga qeveria të të dhënave telefonike të gazetarëve dhe redaktorëve në agjencinë e lajmeve Associated Press për muajin prill dhe maj të vitit të kaluar, kur AP shkroi një artikull në lidhje me nbjë operacion të CIA-s në Jemen në maj 2012.

Shoqata Amerikane e Botuesve të Gazetave e quajti konfiskimin e të dhënave "fyese" dhe "të tmerrshëm", ndërsa shefi ekzekutiv i AP-së, Gary Pruitt tha se veprimi i qeverisë është i pajusfikueshëm. Liria e shtypit është e garantuar nga Kushtetuta amerikane.

Prokurori i Përgjithshëm Eric Holder, megjithatë, tha se zbulimi i të dhënave sekrete për të hartuar një lajm nga AP-ja, vuri në rrezik popullin amerikan.

Prokurori i Përgjithshëm Holder ka larguar veten nga përfshirja në hetimin në fjalë, sepse ai ishte intervistuar nga FBI në lidhje me zbulimin e sekretit.
XS
SM
MD
LG