Lidhje

President Obama: Veprimet e Agjencisë Tatimoret, të pafalshme.


president obama

president obama

Zoti Obama tha se ata që janë fajtorë do të mbahen përgjegjës dhe se duhet të merren masa që një sjellje e tillë kurrë të mos ndodhë përsëri.

Presidenti amerikan Barak Obama thotë se një hetim nga Departamenti i Thesarit ka zbuluar se personeli i Shërbimit të Ardhurave të Brendshme (IRS) apo Agjencia Tatimore vuri në shënjestër grupet konservore që aplikojnë për statusin e përjashtimit nga taksat, dhe ai i quajti këto veprime "të patolerueshme dhe të pafalshme".

Një deklaratë nga zoti Obama thotë se qeveria federale duhet të sillet në mënyrë të denjë për besimin e publikut dhe se ky raport tregon se disa punonjës të Shërbimit të Ardhurave të Brendshme nuk e kaluan këtë provim.

Zoti Obama thotë se fajtorët do të mbahen përgjegjës dhe se duhet të merren masa që një sjellje e tillë të mos ndodhë kurrë më.

IRS kërkoi ndjesë por tha se vënia në shenjestër e grupeve konservatore nuk ishte e politizuar.

Gjatë një konferencë shtypi të martën, Prokurori i Përgjithshëm Erik Holder tha se kjo sjellje është 'sigurisht skandaloze dhe e papranueshme, "nëse jo kriminale. Ai tha se ka urdhëruar një hetim nga Departamenti i Drejtësisë mbi aktivitetin e IRS-it.

Ligjvënësit republikanë po bëjnë thirrje për seancat në këtë çështje, dhe udhëheqësit e grupeve konservatore thonë se ata duan të dinë më shumë.
XS
SM
MD
LG