Lidhje

Shtëpia e Bardhë përballë skandaleve të mundshme


Presidenti Barack Obama kritikoi punonjësit e Agjencisë së Taksave, IRS, të cilët në mënyrë të papërshtatshme vunë në shënjestër grupe konservatore, madje tha se personat përgjegjës do të mbajnë përgjegjësi. Administrata Obama ndodhet përballë presionit në rritje nga republikanët e opozitës, pasi u njoftua se agjencia e taksave hetoi imtësisht disa grupe konservatore, ndërkohë që Departamenti i Drejtësisë konfiskoi telefonatat e gazetarëve të agjencisë së lajmeve Associated Press. Zlatica Hoke e Zërit të Amerikës njofton se republikanët vazhdojnë gjithashtu hetimet nëse administrata fshehu disa fakte lidhur me vrasjen vitin e kaluar të ambasadorit amerikan në Libi dhe të 3 amerikanëve të tjerë në sulmin terrorist kundër konsullatës amerikane në Bengazi të Libisë.

Senatorja Deb Fischer nga Nebraska rradhiti disa prej ankesave, që anëtarët republikanë të Kongresit kanë ndaj administratës Obama.

“Këto abuzime të fundit të Agjencisë së Taksave dhe Departamentit të Drejtësisë janë episodet më të fundit të një forme të përsëritur shqetësuese, që flasin p[r tejkalim kompetencash nga ana e degës ekzekutive të qeverisë. Ne e kemi parë këtë në emërimet e fundit jokushtetore të presidentit, në zbulimin nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të informacioneve sekrete rreth blegtorëve, të cilat iu dhanë grupeve aktiviste të mjedisit. Ne e kemi parë këtë në mungesën e transparencës në përgjigjen e qeverisë ndaj sulmeve kundër konsullatës amerikane në Bengazi”.

Udhëheqësi i pakicës republikane në Senat, Mitch McConnell e akuzoi administratën për mungesë transparence në të kaluarën dhe kërkoi të drejtën e pakufizuar për anëtarët e Kongresit që të marrë në pyetje këdo që mund të ketë informacione rreth këtyre çështjeve.

“Ne i detyrohemi popullit amerikan që të hetojmë çdo aspekt të këtij skandali dhe t’i vëmë para përgjegjësisë personat e duhur si dhe të merren masa për të ardhmen sepse presidenti pati të drejtë kur tha se një ditë republikanët do të kenë pushtetin në Shtëpinë e Bardhë dhe në atë kohë demokratët do të donin të siguroheshin se Agjencia e Taksave, nuk dotë vëjë ata në shënjestër për pikpamjet e tyre të kundërta me administratën. Duhet të sigurohemi se agjencia e taksave do të rikthehet në rolin e saj të duhur si një agjenci plotësisht neutrale dhe jo politike, jo n[ një mjet për administratën në pushtet për të kërcënuar ata individë apo grupe me pikpamje të kundërta. Por që Kongresi të kryejë me efektivitet punën e tij, të gjithë nëpunësit e administratës duhet të jenë menjëherë të disponueshëm për t’iu përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të tij”.

Prokurori i Përgjithshëm, Eric Holder tha se Departamenti i Drejtësisë po punon me FBI-në për të vlerësuar nëse agjencia e taksave ka shkelur apo jo ndonjë ligj, por ai mbrojti të drejtën e departamentit të tij për të hetuar burimet rreth njoftimit të agjencisë së lajmeve Associated Press rreth një operacioni të CIA-s në Jemen, i cli parandaloi një sulm terrorist.

“Kjo ishte një nxjerrje serioze informacioni, tepër, tepër serioze. Unë kam qënë prokuror që nga viti 1976 dhe nxjerrja e këtij informacioni është mes informacioneve më serioze, në mos më seriozi. Por me siguri do të thosha se është mes 2 ose 3 nxjerrjeve më serioze të një informacioni, që unë kam parë dhe që, pa ekzagjerim rrezikon popullin amerikan”.

Por mbrojtësit e të drejtave civile dhe të lirisë së shtypit thonë se këto veprime mund të nxisin frikë dhe të mbysin përhapjen e lirë të informacionit.
XS
SM
MD
LG