Lidhje

SHBA, Rusia bisedime për Sirinë


Shtetet e Bashkuara dhe Rusia thonë se mund të mbajnë së shpejti bisedime për t'i dhënë fund dhunës në Siri.

Ndërkohë, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së pritet të miratojë një rezolutë që do të dënojë gjakderdhjen në Siri. Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry tha në një konferencë shtypi në Suedi se ai dhe ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov, kanë shumë shpresa që planet për mbajtjen e një konference mbi Sirinë në qershor, të përparojnë.

Zoti Lavrov ishte i të njëjtit mendim dhe tha se Moska dhe Uashingtoni po përpiqen të sigurojnë mbështetje për negociata nga qeveria dhe opozita siriane si dhe nga vendet e tjera të interesuara.

Ndërkohë, projekt-rezoluta që pritet të hidhet në votë në Kombet e Bashkuara, dënon autoritetet siriane dhe pranon Koalicionin Kombëtar Sirian të opozitës si palë gjatë një tranzicioni të mundshëm politik të vendit.
XS
SM
MD
LG