Lidhje

Bashkimi Evropian hetim për çmimet e naftës


Bashkimi Evropian ka filluar një hetim antimonopol lidhur me manipulimet e mundshme të çmimeve të naftës dhe të biokarbureve.

Dje autoritetet kryen inspektime të paparalajmëruara në kompanitë British Petrolium, Royal Dutch Shell, dhe Statoil, si në firmën Platts, e cila grumbullon të dhëna për çmimet e naftës.

Komisioni Evropian tha përmes një deklarate se kompanitë mund të kenë bashkëpunuar për të raportuar çmime fiktive dhe për t’i penguar të tjerët të marrin pjesë në procesin e vlerësimit të çmimit.

Në deklaratë thuhet se edhe ndryshime fare të vogla mund të kenë ndikim shumë të madh te çmimet e naftës dhe të dëmtojnë konsumatorët. Statoil tha se shkeljet e dyshuara mund të kenë filluar në vitin 2002 dhe se ato kanë të bëjnë më tepër me mënyrën se si kompania Platts njofton çmimet për naftën bruto, produktet e naftës së rafinuar dhe biokarburet. Të gjitha kompanitë në fjalë thanë se janë duke bashkëpunuar me hetimin.
XS
SM
MD
LG