Lidhje

FMN:Ulja e pabarazisë mund të ndihmojë zhvillimin ekonomik


Drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde thotë se ulja e pabarazisë mund të ndihmojë zhvillimin ekonomik.

Por zonja Lagarde thotë se pabarazia është rritur gjatë 25 vjetëve të kaluara.
Ajo tha se 0.5 për qind e popullsisë më të pasur zotëron tani 35 për qind të pasurisë së botës. Në Shtetet e Bashkuara, pjesa e zotëruar nga 1 për qind e më të pasurve është shtuar nga 8 për qind në 18 për qind.

Në një fjalim që mbajti sot në Uashington, zonja Lagarde tha se programet qeveritare, që synojnë të ulin varfërinë mund të ndihmojnë në uljen e pabarazisë, por programe të tilla po pakësohen në shumë vende.

Zonja Lagarde tha se 2 miliardë njerëz në botë mbijetojnë me më pak se 2 dollarë në ditë dhe 200 milion njerëz janë të papunë. Ajo e cilësoi pabarazinë ekonomike si një shqetësim në rritje për politikanët.
XS
SM
MD
LG