Lidhje

Spiunazhi, pak ndikim në marredhëniet amerikano-ruse


Zyrtarë të Kremlinit dënuan sot përpjekjet e një diplomati amerikan për të rekrutuar një officer rus zbulimi, megjithatë sugjeruan se skandali do të ketë fare pak ndikim në marredhëniet amerikano-ruse.

Në fillim të kësaj jave, autoritetet ruse e ndaluan për pak kohë diplomatin, i cili u akuzua për rekrutimin e një agjenti rus që punonte për CIA-n. Më vonë diplomati u dëbua nga Rusia.

Zëdhënësi i Presidentit Putin, Dmitry Peskov i tha sot agjencisë shtetërore të lajmeve Itar-Tass se incidenti "nuk do të ndikojë në procesin e forcimit të besimit të ndërsjellë mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe kalimit të marrëdhënieve dypalëshe në një nivel të ri".

Këshilltari i zotit Putin për politikën e jashtme, Yuri Ushakov, shprehu habi rreth asaj që ai e cilësoi si "përpjekje të vrazhdë dhe të papërpunuar rekrutimi", megjithë zotimin e të dy palëve për të përmirësuar bashkëpunimin mes tyre.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG