Lidhje

Çifti Obama, plane për të vizituar Afrikën


Çifti Obama

Çifti Obama

Shtëpia e Bardhë thotë se udhëtimi do të forcojë lidhjet e ngushta mes Shteteve të Bashkuara dhe Afrikës nën-Sahariane

Shtëpia e Bardhë thotë se presidenti amerikan Barak Obama do të udhëtojë në Afrikë këtë verë, duke vizituar 3 vendet.

Në një deklaratë të hënën, Shtëpia e Bardhë thotë se presidenti Obama së bashku me gruan e tij, Michelle, do të udhëtojë për në Senegal, Afrikën e Jugut dhe Tanzani në fund të qershorit dhe fillim të korrikut.

Administrata thotë se zoti Obama do të takohet me zyrtarë qeveritarë, si dhe udhëheqës të biznesit, shoqërisë civile dhe grupeve të të rinjve.

Shtëpia e Bardhë thotë se udhëtimi - nga 26 qershor-3 korrik - do të përforcojë lidhjet e ngushta mes Shteteve të Bashkuara dhe Afrikës nën-Sahariane.

Presidenti Obama, babai i të cilit është nga Kenia, ka shkuar një herë në rajon gjatë presidencës së tij, duke vizituar Ganës në vitin 2009. Michelle Obama ka udhëtuar edhe në Afrikën e Jugut dhe Botsvana gjatë kohës së saj si zonjë e parë.
XS
SM
MD
LG