Lidhje

Apple:kompania paguan të gjitha taksat që i detyrohet Shteteve të Bashkuara


Tim Cook, shef ekzekutiv i firmës Apple
Tim Cook, shef ekzekutiv i firmës Apple

Por hetuesit e Kongresit thonë se kompania do të kishte paguar 9 miliardë dollarë më shumë taksa në qoftë se nuk do të kishte përfituar nga dispozitat e kodit amerikan të taksave

Kompania gjigande e teknologjisë Apple është duke mbrojtur shmangien e taksave prej miliarda dollarësh përmes krijimit të entiteteve jashtë vendit.

Shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook i tha një nënkomisioni hetimor të senatit të martën se kompania paguan të gjitha taksat që i detyrohet Shteteve të Bashkuara, gati 6 miliardë dollarë vitin e kaluar. Por hetuesit e Kongresit thonë se kompania do të kishte paguar 9 miliardë dollarë më shumë taksa në qoftë se nuk do të kishte përfituar nga dispozitat e kodit amerikan të taksave që lejojnë kompani të tilla të dërgojnë shuma të madhe të fitimeve në llogaritë jashtë vendit.

Zoti Cook i tha nënkomisionit se çështja e taksave jashtë vendit është një temë shumë komplekse, por se ai nuk mendon se është e padrejtë për një kompani për të reduktuar taksat të përdorë llogaritë jashtë vendit.

Kompani të shumta të mëdha shumëkombëshe me bazë në SHBA kërkojnë të shkurtojë taksat e tyre duke depozituar shuma të mëdha në llogaritë në vende ku paraja tatohen vetëm në qoftë se ajo kthehet në SHBA. Ndërsa Shtetet e Bashkuara përballen me deficite kronike buxhetore ky është një shteg në kodin e taksave që disa ligjvënës kërkojnë që të mbyllet

Kryetari i komisionit hetimor, senatori Carl Levin, tha se kompanitë amerikane tani kanë 19 trilionë dollarë në fitime në llogaritë jashtë vendit, për të cilat ato nuk paguajnë taksa. Senatori Levin tha se kjo ka ulur ndjeshëm të ardhurat tatimore amerikane nga korporatat.

Hetuesit e komisionit nuk e ka akuzojnë Apple për paligjshmërit me krijimin e filialeve irlandeze. Por senatori Levin tha se kompania nuk ishte e kënaqur me zhvendosjen fitimeve të saj në një vend për taksa më të ulta, por kërkoi për të gjetur një strehë të sigurt për shmangien e taksave.

Ndërsa senatori John McCain, ish-kandidat republikan për president, tha se Apple pretendon të jetë korporata amerikane më e madhe taksapaguese, por nga madhësia dhe shkalla, ajo është edhe ndër shmangëset më të mëdha të taksave në Amerikë.
XS
SM
MD
LG