Lidhje

Sekretari Kerri në mision diplomatik mbi Sirinë


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry në Jordani

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry në Jordani

Sekretari Kerry do të flasë në konferencën e Grupit Miqtë e Sirisë që mbështet opozitën siriane, për të ndërtuar konsensus për një konferencë paqeje ndërkombëtare që organizatorët duan të mbajnë muajin e ardhshëm në Gjenevë

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry takohet sot në kryeqytetin jordanez me diplomatë të lartë nga 11 vendet, si pjesë e një shtytje amerikano-ruse për t'i dhënë fund luftës civile të Sirisë.

Sekretari Kerry do të flasë në konferencën e Grupit Miqtë e Sirisë që mbështet opozitën siriane, për të ndërtuar konsensus për një konferencë paqeje ndërkombëtare që organizatorët duan të mbajnë muajin e ardhshëm në Gjenevë.

Sekretari Kerry dhe homologu i tij rus Sergei Lavrov duan të sjellin së bashku opozitën siriane dhe qeverinë e Presidentit Bashar al-Asad për bisedime mbi një autoritet të ri kalimtar që synon të zëvendësojë zotin Assad. As opozita e as qeveria nuk kanë shprehur ndonjë angazhim për bisedime dhe analistët thonë se nuk është e sigurt nëse bisedime të tilla do të mund të materializohen së shpejti.

Në Uashington, analistët amerikanë e përshkruajnë takimin e sotëm në Aman , si pjesë e përpjekjeve më të gjera amerikane për të punuar me aleatët në konfliktin sirian. Një zyrtar i lartë amerikan u tha gazetarëve se takimi do të përfshijë shumë prej ministrave të jashtëm të cilët u mblodhën në Stamboll muajin e kaluar për të shprehur mbështetje për opozitën dhe për largimin e zotit Asad.

Zyrtari shprehu siguri se takimi do të trajtojë krizën e refugjatëve sirianë, që sipas OKB-së, ka detyruar një milion civilëve sirianë në kampe të improvizuara në kufijtë e Libanit, Jordanisë dhe Turqisë.
XS
SM
MD
LG