Lidhje

SHBA - Reforma e imigracionit


US IMMIGRATION

US IMMIGRATION

Komisioni i Senatit amerikan për çështje Juridike ka miratuar një projekt-reformë masive të imigracionit, duke votuar që dokumenti t'i kalojë Senatit për diskutim.

Komisioni i Senatit amerikan për çështje Juridike ka miratuar një projekt-reformë masive të imigracionit, duke votuar që dokumenti të paraqitet në Senat për diskutim.

Votimi të martën në mbrëmje ishte 13 me 5 dhe erdhi pasi një prej tetë propozuesve të projekt-reformës, senatori demokrat Patrick Leahy, tërhoqi një amendament që do t'i kishte dhënë çifteve homoseksuale të njëjtat mbrojtje ligjore në pyetjet e emigracionit, si çifteve heteroseksuale.

Disa republikanë konservatorë thanë se do të tërhiqnin mbështetjen e tyre për projekt-reformën e imigracionit nëse përfshihej ky amendament.

Komisioni miratoi amendamente të tjera, duke përfshirë atë të republikanit Orrin Hatch, për shtimin e nurmit të vizave në dispozicion për punëtorë të huaj shumë të kualifikuar.

Qëllimi kryesor i projekt-reformës është t'u japë 11 milion imigrantëve të paligjshëm tashmë në Shtetet e Bashkuara mundësinë për t'u bërë banorë të ligjshëm nëse ata plotësojnë kushtet e shprehura në projekt-reformë.

Presidenti Barak Obama e ka quajtur reformën e imigracionit një nga përparësitë e tij kryesore. Ai përgëzoi komisioni e Senatit për çështje Juridike për votimin, duke thënë se kjo është në përputhje me reformën e arsyeshme.

Presidenti tha se askush nuk mori gjithçka që donte në këtë projekt-reformë, por shtoi se Senati ia ka borxh popullit amerikan për të arritur rezultatin më të mirë të mundshëm.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG