Lidhje

Pheniani dërgon një emisar të posaçëm në Pekin


North Korea China flags
North Korea China flags

Z. Choe besohet të jetë zyrtar i nivelit më të lartë që Pheniani ka dërguar në Pekin që kur z. Kim mori përsipër udhëheqjen e vendit pas vdekjes së babait të tij në fund të vitit 2011.

Udhëheqësi koreano-verior Kim Jong Un ka dërguar një emisar të posaçëm në Kinë, në kohën e marrëdhënieve të tensionuara midis dy aleatëve tradicionalë.

Agjencia Qendrore koreano-veriore e lajmeve njoftoi se Choe Ryong Hae, drejtor i Byrosë së Përgjithshme Politike të ushtrisë së Koresë së Veriut, u nis sot nga Pheniani për në Kinë. Njoftimi i shkurtër nuk dha hollësi në lidhje me qëllimin e vizitës.

Z. Choe besohet të jetë zyrtar i nivelit më të lartë që Pheniani ka dërguar në Pekin që kur z. Kim mori përsipër udhëheqjen e vendit pas vdekjes së babait të tij në fund të vitit 2011.
XS
SM
MD
LG