Lidhje

FBI qëllon për vdekje një njeri lidhur me hetimin e Bostonit


FBI-ja thotë se një njeri që po merrej në pyetje lidhur me hetimin e shpërthimeve me bomba në maratonën e Bostonit u qëllua për vdekje, kur ai sulmoi një agjent të FBI-së në Florida.

Një deklaratë e Byroja Federale e Hetimeve, FBI, tha se të shtënat ndodhën sot në mëngjes në qytetin e Orlandos, ndërsa agjenti i FBI-së dhe oficerë të tjerë të zbatimit të ligjit po intervistonin personin.

Një mik i personit të vrarë e identifikoi atë si Ibragim Todashev. Ai tha se Todashev kishte jetuar në zonën e Bostonit para se të transferohej në Florida disa muaj më parë dhe se ai e njihte të dyshuarin për bombardimet Tamerlan Tsarnaev sepse të dy ishin marrë me arte marciale.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG