Lidhje

Media Arkivi

Protestë sindikaliste në Prishtinë


Në Prishtinë, qindra veta morën pjesë në një protestë të organizuar nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës. Në protestë ju bë thirrje institucioneve që të përkujdesen për zbatimin e ligjeve që kanë të bëjnë me të drejtat e punëtorëve dhe përkujdesjen për pensionistët. Po ashtu aty u tha se papunësia radhitet ndër sfidat kryesore të vendit. Të dhënat e fundit dëshmojnë se deri tani janë regjistruar rreth 270 mijë të papunë, por numri i tyre besohet se është më i lartë.

XS
SM
MD
LG