Lidhje

Media Arkivi

Miratohen ligjet e kërkuara nga BE


Në Tiranë, parlamenti shqiptar votoi sot në një seancë të jashtëzakonshme, me konsensusin e të dy krahëve, dy ligjet dhe reformën parlamentare të përcaktuara nga Brukseli si një kusht për të rekomanduar dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë. Socialistët të cilët për muaj të tërë refuzuan të jepnin mbështetjen e tyre duke kritikuar përmbajtjen e ligjeve, i votuan sot me të vetmin ndryshim se hyrja në fuqi është parashikuar për tetorin e ardhshëm, pasi të jetë formuar parlamenti dhe qeveria e re.

XS
SM
MD
LG