Lidhje

Protesta në Stamboll


Turkey
Turkey
Policia turke ka filluar tërheqjen nga sheshi i famshëm Taksim i Stambollit, ku protestuesit dhe forcat e rendit u përlesh për të dytën ditë lidhur me zhvillimin komercial të një parku të qytetit. Dëshmitarët thanë se mijëra demonstrues vërshuan drejt parkut, ndërsa policia hoqi barikadat.

Tërheqja e forcave të rendit pasoi zotimin e kryeministrit turk Recep Tayyip Erdogan për zbatimin e projektit për zhvillimin e parkut dhe u bëri thirrje demonstruesve që t’i japin fund protestave. Ai tha gjithashtu se rreth akuzave për përdorim të tepruar të gazit lotsjellës nga policia do të bëhen hetime të plota.

Policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë me presion në përpjekje për të shpërndarë një tubim paqësor të premten në sheshin e famshëm Taksim të Stambollit, që ka qenë prej kohësh qendër e protestave politike. Por reagimi i ashpër vetëm sa provokoi trazira të mëtejshme, duke kthyer blloqe të tëra të lagjes qendrore në atë që i ngjason një zone lufte me dhjetra të plagosur.

Në solidaritet me demonstruesit në Stamboll, protesta shpërthyen në Ankara dhe në më shumë se 12 qytete turke kur protestuesit janë përleshur me policinë dhe kanë hedhur parrulla kundër kryeministrit Recep Tayyip Erdogan.
XS
SM
MD
LG