Lidhje

Kryeministri turk: Në vend po kthehet qetësia


Kryeministri turk Erdogan

Kryeministri turk Erdogan

Z. Erdogan nuk po tregon shenja se është i gatshëm për kompromis. Ai thotë se protestuesit po ecin krah-për-krah me terroristët dhe se ata nuk kanë asnjë mbështetje mes shumë turqve.

Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan thotë se qetësia po kthehet në vendin e tij, ndërsa i quajti protesta kundër qeverisë si shprehje hidhërimi ndaj humbjes në zgjedhje.

Mijëra vetë kanë marshuar në Ankara dhe qytete të tjera që nga e premtja, duke akuzuar kryeministrin se po imponon pikëpamje islame në një vend laik.

Së paku një person është vrarë deri tani dhe qindra janë plagosur ndërsa policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë me presion kundër turmave që qëllonin me gurë.

Z. Erdogan nuk po tregon shenja se është i gatshëm për kompromis. Ai thotë se protestuesit po ecin krah-për-krah me terroristët dhe se ata nuk kanë asnjë mbështetje mes shumë turqve.

Presidenti turk Abdullah Gul po u kërkon turqve të qëndrojnë të qetë, por ai mbrojti të drejtën e tyre për të protestuar.

Në Uashington, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney tha se Shtetet e Bashkuara janë seriozisht të shqetësuar në lidhje me njoftimet mbi përdorimin e forcës së tepruar nga ana e policisë, dhe ai u bëri thirrje të gjitha palëve që të shmangin dhunën. Zëdhënësi tha se e drejta për protestë paqësore është thelbësore për çdo demokraci.
XS
SM
MD
LG