Lidhje

Dutschke akuza për letra me helm presidentit Obama


James Dutschke

James Dutschke

James Dutschke thotë se është i pafajshëm. Ai përballet me burgim të përjetshëm, nëse gjendet fajtor.

Një juri federale amerikane ka paditur një person në Misisipi për dërgimin e letrave me helm për presidentin Barack Obama, për një senator amerikan, dhe një gjykatësi të shtetit.

James Dutschke përballet me burgim të përjetshëm, nëse gjendet fajtor.

Akuzat përfshijnë mbajten e një agjenti biologjik për përdorim si armë dhe duke kërcënuar presidentin e Shteteve të Bashkuara. Dutschke thotë se është i pafajshëm.
Ai akuzohet se i ka dërguar letra me ricin presidentit Obama dhe senatorit republikan Roger Wicker. Letrat u kapën nga zyrat e shërbimit postar të Shtëpisë së Bardhë dhe Kongresit dhe as presidenti dhe as senatori kurrë nuk u ndeshën me ndonjë rrezik.

Policia arrestoi Dutschken në prill, pas arrestimit dhe më pas lirimit të një personi tjetër të cilin Dutschke akuzohet se u përpoq të fajësonte.
XS
SM
MD
LG