Lidhje

I akuzuari për vrasjet në Fort Hood do të përfaqësojë veten


Baza Fort Hood ku Nidal Hasan hapi zjarr në vitin 2009

Baza Fort Hood ku Nidal Hasan hapi zjarr në vitin 2009

Nidal Hasan përballet me dënimin me vdekje ose burgim të përjetshëm pa kusht, nëse shpallet fajtor për 13 vrasje me paramendim dhe 32 akuza për tentativë vrasje me paramendim në bazën Fort Hood

Një gjykatës ushtarak vendosi që psikiatri i ushtrisë i akuzuar në 2009 për shtënie me armë në bazën Fort Hood mund të përfaqësojë veten në gjyqin e tij nën akuzat për vrasje.

Gjykatësi vendosi se major Nidal Hasan, është mendërisht i aftë në vendimin e tij për të shkarkuar avokatët, dhe se ai do të pyesë më shumë se 20 ushtarë për të cilët Hasan akuzohet se i plagosi.

Avokatët e Hasanit do të mbeten si këshillues dhe mund të thirren nëse ai kërkon ndihmën e tyre.

Hasan përballet me dënimin me vdekje ose burgim të përjetshëm pa kusht, nëse shpallet fajtor për 13 vrasje me paramendim dhe 32 akuza për tentativë vrasje me paramendim.

Përzgjedhja e jurisë është caktuar të fillojë të mërkurën dhe të deklaratat e hapjes janë planifikuar për më 1korrik.
XS
SM
MD
LG