Lidhje

SHBA - Gjyqi ushtarak për Bradley Manning


Bradley Manning
Bradley Manning

Mbështetësit thonë se ai ekspozoi gabime që Pentagoni nuk do t'i pranonte, por prokurorët thonë se ai vuri jetën e ushtarëve amerikanë në rrezik.

Avokatët e ushtarit amerikan Bradley Manning thonë se ai ishte i ri dhe naiv, por kishte qëllime të mira për t'a bërë botën një vend më të mirë duke i dhënë qindra e mijëra dokumenteve të klasifikuara faqen së internetit WikiLeaks.

Por gjatë deklaratave të hapjes në gjyqin ushtarak në Fort Meade, Maryland, prokurorët thanë se dokumentet sektrete ranë në duart e armikut. dhe kanë prova se Osama bin Laden kërkoi dhe mori informacionin e dhënë nga Manning në WikiLeaks.

Manning përballet me 20 vjet burg për fajin e pranuar në shkurt për 10 nga 22 akuzat e ngritura kundër tij. Por në këtë gjykim ai mund të marrë një dënim të përjetshëm nëse shpallet fajtor se ka ndihmuar armikun.

25-vjeçari Manning, analist zbulimi, u arrestua në vitin 2010 ndërsa shërbente në Irak. Ai pranoi se i kishte dhënë faqes së internetit WikiLeaks kabllo diplomatike dhe raporte betejash nga luftërat e udhëhequra nga SHBA në Irak dhe Afganistan, duke thënë se ai donte të ndezte debat publik mbi politikën amerikane.

Mbështetësit e Bradley Manningit thonë se ekspozoi gabime që Pentagoni kurrë nuk do t'i pranonte. Por prokurorët thonë se Manning vuri jetën e ushtarëve amerikanë në rrezik.
XS
SM
MD
LG