Lidhje

OKB mbi armët kimike në Siri


Një raport i ri i Kombeve të Bashkuara thotë se “ka arsye për të besuar” se në Siri është përdorur një sasi e kufizuar armësh kimike, ndërsa Franca tha sot se është e sigurtë se agjenti nervor sarin është përdorur disa herë.

Paulo Pinheiro, kreu i komisionit të OKB-së për Hetime në Siri, paraqiti raportin në Këshillin për të Drejtat e Njeriut duke theksuar çmimin e lartë njerëzor të konfliktit mbi popullatën.

"Krimet që trondisin ndërgjegjen janë bërë një realitet i përditshëm. Njerëzimi ka qenë viktimë e kësaj lufte. Siria nuk ka nevojë për një rritje të pranisë ushtarake, Siria ka nevojë për një shtim të diplomacisë. Ne nuk mund të vazhdojmë të rrimë duarkryq dhe të shikojnë këtë katastrofë."

Raporti i komisionit thotë se nuk ka prova të mjaftueshme për të përcaktuar cilët agjentë kimikë janë përdorur në Siri apo kush i ka përdorur ato. Aty thuhet se për të nxjerrë përfundime duhen testuar viktimat dhe të mblidhen mostra në vendngjarjen e katër sulmeve të dyshuara.

Por në Paris, ministri i Jashtëm francez Laurent Fabius tha se provat e kryera në një laborator francez tregojnë se siguris se agjenti vdekjeprurës nervor sarin është përdorur disa herë në Siri.
Ai tha ser rezultatet iu dorëzuan Kombeve të Bashkuara se por nuk hollësi se kur dhe kush e ka përdorur gazin sarin.
XS
SM
MD
LG