Lidhje

Pentagoni, Kongresi dhe sulmet seksuale në ushtri


Propozohet një rezolutë në Senat që autorizon misionin amerikan në Libi
Propozohet një rezolutë në Senat që autorizon misionin amerikan në Libi

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Martin Dempsey, dhe shefat e çdo degë të ushtrisë bënë dje një paraqitje të rrallë të përbashkët në një seancë të Senatit amerikan.

Komandantët e lartë ushtarakë të Shteteve të Bashkuara po kundërshtojnë planet nga disa senatorë për t'i hequr ushtrisë autoritetin e gjykimit të krimeve penale, duke përfshirë sulmet seksuale.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Martin Dempsey, dhe shefat e çdo degë të ushtrisë bënë dje një paraqitje të rrallë të përbashkët në një seancë të Senatit amerikan.

Ata u përballën me pyetje të ashpëra rreth një valë sulmesh seksuale në shërbimet e armatosura.

Republikani John McCain shprehu neveri e zhgënjim; demokratja Claire McCaskill tha se raste të tilla nuk kanë të bëjnë me seksin, por me dominimin dhe dhunën; senatorja tjetër demokrate Kirsten Gillibrand tha se shumë krime seksi në ushtri mbesin të paraportuara sepse viktimat kanë frikë nga hakmarrja.

Shefat ushtarakë e pranuan se nuk i kishin kushtuar vemendje problemit të sulmeve seksuale. Por ata argumentuan se duke u hequr atyre autoritetin për të vendosur se cilat raste duhen proceduar, kjo do të minonte autoritetin dhe moralin në ushtri.
XS
SM
MD
LG