Lidhje

Egjipti dënon punonjës të OJQ-ve amerikane


Sakkë gjyqi në Egjipt

Sakkë gjyqi në Egjipt

Gjykata shqiptoi dje dënime deri në pesë vjet burg për shumë prej punonjësve. Shumica e tyre u dënuan në mungesë pasi ishin lejuar të largoheshin nga Egjipti vitin e kaluar.

Një gjykatë egjiptiane ka dënuar 43 punonjës të agjencive të huaja jo-fitimprurëse, duke përfshirë të paktën 15 amerikanë, nën akuzat për përdorimin e fondeve të paligjshme për të nxitur trazira.

Gjykata shqiptoi dje dënime deri në pesë vjet burg për shumë prej punonjësve. Shumica e tyre u dënuan në mungesë pasi ishin lejuar të largoheshin nga Egjipti vitin e kaluar.

Gjykata urdhëroi gjithashtu mbylljen e zyrave egjiptiane të organizatave të huaja jo-qeveritare. Ato përfshijnë organizatën Freedom House me qendër në SHBA, Institutin
Kombëtar Demokratik dhe Instituti Ndërkombëtar Republikan.

Shtëpia e Bardhë thotë se është e shqetësuar thellësisht nga vendimet, duke i quajtur ato rezultat të një gjyqi të motivuar politikisht. Administrata amerikane thotë se vendimi i gjykatës egjiptiane minon mbrojtjen e të drejtave universale të njeriut dhe ngre pyetje mbi angazhimin e qeverisë egjiptiane për një shoqëri civile.
XS
SM
MD
LG