Lidhje

Pakënaqësitë që fshihen pas demonstratave në Turqi

  • Al Pessin

Në Turqi, policia përdori edhe sot gazin lotsjellës dhe pompat e ujit për të shpërndarë mijëra protestuesit që kishin dalë në rrugët Stambollit me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Rexhep Taip Erdogan.

Anëtarë të sindikatave kryesore të Turqisë dolën sot duke i rënë daulleve dhe me parulla np duar në Sheshin Taksim të Stambollit, ku filluan demonstratat të premten e kaluar. Protesta të ngjashme u zhvilluan edhe në kryeqytetin turk, Ankara dhe qytete të tjera të vendit.

Në qytetin-port të Izmirit, policia arrestoi 25 persona, nën akuzat për nxitjen e kryengritjes, duke publikuar komentet për protestat në mediat sociale.

Zëvendëskryeministri turk Bulent Arinc u takua me drejtuesit e një grupi civil, protesta e të cilëve fillimisht për të mos lejuar shkuljen e pemëve në sheshin Taksim shkaktoi demonstrata në mbarë vendin. Aktivistët i bënë thirrje qeverisë të lirojë demonstruesit e arrestuar, të mos lejojë policinë të përdorë gazin lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve dhe të shkarkojë nga detyra shefat e policisë në qytetet ku u përdor më tepër dhunë ndaj protestuesve.

Demonstratat, që vazhdojnë në Turqi, filluan si protesta kundër planeve për ndërtime në një shesh popullor në Stamboll, simbol i përkushtimit laik të Tuqisë. Por analistët thonë se protestat janë zgjeruar tashmë duke përfshirë çështje të tjera, mes së cilave edhe pakënaqësitë ndaj qëndrimit të partisë në pushtet lidhur me segmente të mëdha të popullatës, që nuk e mbështesin atë.

Protestat janë përqëndruar në sheshin Taksim të Stambollit, të nxitura nga një plan zhvillimi i mbështetur nga qeveria, por analistët thonë se ky fokus tani ka ndryshuar.

“Axhenda e vërtetë që fshihet pas protestave është t’i thuhet qeverisë se popullata nuk po duron më”.

Zonja Gül Berna Özcan, eksperte turke në Universitetin Royal Holloway të Londrës, thotë se turqit ateistë ndjehen të zemëruar dhe pa shpresë.

“Çështja kryesore është se partia në pushtet humbi një mundësi të madhe. Ajo mund të kishte provuar tek skeptikët në Turqi dhe gjetkë se ata respektojnë demokracinë dhe se demokracia dhe islamizmi mund të bashkëekzistojnë dhe të përmirësojnë njera tjetrën”.

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim është një lëvizje me prirje islamike e kryeministrit Recep Tayyip Erdogan, i cili ka qënë në pushtet për më shumë se 10 vjet, madje u rizgjodh para 2 vjetësh me vetëm 50 për qind të votave. Protestuesit kanë rrethuar banesën e kryeministrit, të zemëruar nga politikat që kufizojnë alkoolin, ndalojnë shprehjen e dashurisë hapur në publik, kërcënojnë shtypin dhe gjëra të tjera.

“Protestuesit përfaqësojnë atë që disa njerëz në Turqi po e quajnë ‘50 për qindëshi tjetër’, pra 50 për qindëshi që nuk voton për partinë në pushtet, që tani po shprehin një pakënaqësi më të gjerë”.

Dhe kjo pakënaqësi po shprehet në gjithë vendin, duke pasqyruar shqetësimin rreth animit nga islamizmi dhe atë që analistët e quajnë mungesë të shqetësimit që qeveria tregon për gati gjysmën e popullatës që mbetet tepër ateiste.

Kryeministri Erdogan e nxiti edhe më shumë këtë ndjenjë të hënën, kur u largua nga vendi sipas planit për një udhëtim në Afrikën Veriore, duke filluar me ndalesën në Marok dhe duke mos i përfillur protestuesit, të cilët i cilësoi si “naivë”, “të tronditur,” dhe të manipuluar nga “elementë ekstremistë”.

Zoti Erdogan parashikoi se protestat do të kenë marrë fund kur ai të kthehet në vend pas disa ditësh.

Analistët nuk janë të sigurtë për këtë.

“Protestat nuk janë aq shumë një betejë për shpirtin e turqve, por janë dy prirje rivale. Dhe sfida e vërtetë është që, kushdo qoftë në pushtet në Turqi, duhet të përpiqet që turqit të gjejnë mënyrë për t’u përfshirë më shumë në politikë”.

Ekspertët thonë se ekziston një farë tradite mungese tolerance për opozitën në Turqi, pavarësisht se cila parti është në pushtet. Por protestat e vazhdushme nuk do të ndihmojnë aspiratat e kryeministrit Erdogan për të ndryshuar kushtetutën dhe për të shtuar kompetencat e tij dhe as përpjekjet e Turqisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Profesori Park thotë se shpresa më e mirë është që njerëzit përreth kryeministrit ta bindin atë që t’i japë fund polarizimit dhe të trajtojë shqetësimet e kundërshtarëve të tij në mënyrë konstruktive.


XS
SM
MD
LG