Lidhje

Bën betimin presidenti i Pakistanit


Kryeministri i porsazgjedhur i Pakistanit Nawaz Sharif, bëri betimin për një mandat të tretë, një rast ky i rrallë.

Ceremonia e betimit u bë nën drejtimin e persidentit Asif Ali Zardari, në Pallatin Presidencial në Islambad, ku morën pjesë zyrtarë, ushtarakë dhe diplomatë. Po sot, Aasambelja Kombëtare e Pakistanit e zgjodhi zotin Sharif në postin e kryeministrit, një votim që pritej, pasi partia e tij, Lidhja Myslimane e Pakistanit, fitoi zgjedhjet e përgjithshme të muajit të kaluar.

Në fjalimin e tij të parë në parlament, zoti Sharif tha se administrata e tij do të ketë përparësi rimëkëmbjen ekonomike dhe luftën kundër korrupsionit. Ai po ashtu bëri thirrje që t’i jepet fund sulmeve amerikane me avionë pa pilot përgjatë kufirit me Afganistanin.

Qeveria e Paksitanit i kundërshton këto sulme, për shkak të viktimave mes civilëve dhe si shkelje të sovranitetit të vendit.
XS
SM
MD
LG