Lidhje

Arti i frymëzuar nga Muri i Berlinit në ankand


Një koleksion me vepra arti të krijuara me fragmentet e Murit të Berlinit del nesër në një ankand në Paris.

Të 48 punimet e artistëve ndërkombëtarë fillimisht u ekspozuan, para se të dalin në shitje. Për krijimin e këtyre punimeve u përdorën copa nga muri që ndante Berlinin Lindor me atë Perëndimor dhe një pjesë e veprave të artit filluan të krijoheshin një vit pas rënies së Murit, në vitin 1989.

Për shembull, Sylvester Verger, pronari i koleksionit “On/Off the wall” tha se ai kishte filluar t’i grumbullonte coprat e murit që në vitin 1990 dhe i kishte ekspozuar ato në disa qytete evropiane. Ai tha se shpreson që punimet artistike të mbeten në një koleksion të vetëm, të pandarë, pas shitjes së tyre nesër.

Koleksionisti tha se në se gjen një person që do ta blinte të gjithë koleksionin, ai do të ofrojë 5 copa arti falas, për ta nxitur blerësin të vazhdojë të prosisë punime tek artistët.
XS
SM
MD
LG