Lidhje

Pranon fajësinë ushtari amerikan në Afganistan


Ushtari amerikan i akuzuar për vrasje të qëllimshme të 16 civilëve në Afganistan vitin e kaluar pranoi fajësinë për të shmangur dënimin me vdekje.

Rreshteri i ushtrisë Robert Bales u vetëdeklarua sot fajtor për 16 akuzat për vrasje me paramendim në një sallë ushtarake gjyqi, në shtetin e Uashingtonit.
Javën e kaluar, avokati i tij tha se ishte arritur një marrëveshje me ushtrinë sipas të cilës i akuzuari Bales do të pranonte fajësinë dhe prokurorët nuk do të kërkonin dënimin e tij me vdekje.

Gjyqi për dënimin e Bales, që pritet të zhvillohet në shtator, do të përcaktojë nëse ai do të ketë ndonjëherë të drejtë për të kërkuar faljen.

Prokurorët ushtarakë e akuzuan Robert Bales me 16 akuza për vrasje të paramenduar. Sipas akuzës, në mars të vitit 2012, ai ishte larguar nga vendi i tij i shërbimit në Afganistanin jugor, duke sulmuar me armë dhe me thikë civilë të dy fshatrave. Nëntë prej viktimave ishin fëmijë.
XS
SM
MD
LG