Lidhje

Media Arkivi

Breedlove në Kosovë


Në Kosovë, komandanti i lartë i NATO-s, gjenerali amerikan Philip Breedlove, tha se kjo aleancë do të mbështesë zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Gjatë një vizitë që u bëri trupave të NATO-s ai e cilësoi marrëveshjen si historike me të cilën, sipas tij është hapur një dritare e paqes dhe qëndrueshmërisë së përhershme në rajon. Forcat paqeruajtëse do të jenë pjesë e zbatimit të marrëveshjes nga e cila varet përparimi i Kosovës dhe Serbisë drejt integrimeve evropiane.

XS
SM
MD
LG