Lidhje

Kryeministri turk Erdogan pranon të takohet me protestuesit


Protestuesit u përleshën me policinë në kryeqytetin turk, një ditë pasi kryeministri Erdogan kishte thënë se durimi i tij është i kufizuar.

Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan ka rënë dakord të takohet me protestuesit anti-qeveritarë, duke thënë se durimit të tij po i vjen fundi. Zëvendës kryeministër, Bulent Arinç, thotë se takimi do të zhvillohet të mërkurën. Z. Arinç gjithashtu paralajmëroi të hënën se ato që ai e quan "demonstrata e paligjshme" nuk do të lejohen në Turqi.

Udhëheqësi i opozitës në Turqi i ka bërë thirrje kryeministrit turk Recep Tayyip Erdogan t’i jap fund shkallëzimit të tensioneve dhe dërgimit të vendit në “zjarr” ndërkohë që protestat anti-qeveritare që kanë shkaktuar vdekjen e tre personave hynë në ditën e 11. Kemal Kilicdaroglu, kryetar i partisë laike Partia Popullore Republikane, sot i tha gazetës Hurriyet se vendi “është duke parë një kryeministër i cili po përpiqet të mbaj pushtetin përmes krijimit të tensioneve”. Ndërkohë, sot protestuesit u përleshën me policinë në kryeqytetin turk, një ditë pasi kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan u tha mijëra mbështetësve në Ankara se durimi i tij ndaj protestave është i kufizuar.

Policia në Ankara përdori pompat e ujit për të shpërndarë protestuesit, të cilët u përgjigjën duke hedhur gurë mbi forcat e sigurisë.

Përleshjet më të fundit ndodhin një ditë pasi kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan bëri thirrje për ndërprerjen e protestave. Zoti Erdogan u tha mijëra mbështetësve të tij në Ankara se durimi i tij për protestat anti-qeveritare është i kufizuar.

“Ata që djegin, shkatërrojnë dhe ata që sulmojnë quhen vandalë. Pra, ata që i mbështesin këta njerëz i përkasin të njëjtës familje”.

Kryeministri Erdogan tha dje se marshuesit do të “paguajnë një çmim”, duke shtuar se ai duhet të “flasi gjuhën” që ata e kuptojnë.

Kryeministri i bëri thirrje mbështetësve të tij që të shmangin dhunën dhe të përdorin zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm për t’i “dhënë një mësim” kundërshtarëve të tyre.

Tre persona janë vrarë dhe mijëra të tjerë janë plagosur që nga fillimi i protestave kundër planeve të qeverisë për të pridhur një park publik në Stamboll. Që atëherë, ato janë kthyer në protesta kundër asaj që protestuesit e quajnë imponim të pikëpamjeve islamiste të kryeministrit mbi vendin e tyre laik.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG