Lidhje

Shtohen sulmet në Irak


Sulme në Irak

Sulme në Irak

Dhuna në Irak është shtuar në javët e fundit, duke ngritur shqetësimin e rikthimit të sulmeve sektare

Një seri sulmesh të kryengritësve në Irak ka lënë të vrarë të paktën 70 njerëz dhe plagosur shumë të tjerë.

Askush nuk ka ka marrë përgjegjësinë për sulmet e së hënës, me makinë bombë, sulmeve vetëvrasëse dhe përleshjesh me armë.

Dhuna vdekjeprurëse goditi qytetin verior të Mosulit, ku katër makina bombë që kishin në shënjestër forcat e sigurisë, vranë 29 persona dhe plagosën 80 të tjerë.

Më parë të hënën, makina bombë goditën dy tregje në Irakun qendror, duke vrarë civilëve dhe plagosur 30 të tjerë.

Policia tha se bombat shpërthyen në të njëjtën kohë në dy tregje në qytetin e Jadidat al-Shatt në provincën Diyala.

Kryengritësit sulmuan edhe qytetet e Tuz Khormatu dhe Sulaiman Bek në afërsi të Kirkukut.

Në Madejnit, qytet në jug të Bagdadit, dy bomba goditën një postbllok të policisë, duke vrarë 3 persona dhe plagosur 10 të tjerë, ndërsa në lagjen Sadër, në veri të Bagdadit, një bombë shpërtheu në një kafene, duke vrarë 1 dhe plagosur 8 persona.

Dhuna në Irak është shtuar në javët e fundit, duke ngritur shqetësimin e ri-kthimi të sulmeve sektare. Zyrtarët kanë fajësuar kryengritësit myslimanë suni për dhunën e kohëve të fundit.
XS
SM
MD
LG