Lidhje

Hidhen në gjyq firmat që ndihmuan Sadam Huseinin


Varrezat e viktimave të sulmit kimit në Halabja
Varrezat e viktimave të sulmit kimit në Halabja

Kërkohet hetimi i firmave franceze që ndihmuan Sadamin të krijonte arsenalin e tij kimik.

Gati 25 vjet pasi ish-diktatorit irakian Sadam Husein kreu një sulm vdekjeprurës me gaz helmues në qytetin kurd Halabja, avokatët e të mbijetuarve kanë ngritur një padi në një gjykatë në Paris duke kërkuar për një hetim të firmave franceze që ndihmuan Sadamin të krijonte arsenalin e tij kimik.

Përllogaritet se 5 mijë kurdë të Irakut u vranë në sulmin e vitit 1988 në qytetin verior të Halabjës, një prej sulmeve më të rënda me gaz helmues të kryer ndonjëherë ndaj civilëve.

Sulmi erdhi si pjesë e fushatës së Sadamit për të shtypur një rebelim kurd.

Një avokat që përfaqëson disa nga të mbijetuarit, Gavriel Marion, thotë se pala akuzuese ka identifikuar disa firma franceze që luajtën rol në mundësimin e Sadam Huseinit për të zhvilluar programin e armëve kimike. Ai thotë gjithashtu se ekipi i avokaturës ka dokumente që vërtetojnë raste të ngjashme kundër firmave në katër vende të ndryshme.
XS
SM
MD
LG