Lidhje

SHBA, ekstradim të zbuluesit të sekretit


Edward Snowden

Edward Snowden

Drejtori i kundërzbulimit amerikan thotë se veprimet Snowden-it shkaktuan dëme serioze për sigurinë e vendit

Vendndodhja e personit që zbuloi informacion në lidhje me një program amerikan shumë sekret survejimi është e panjohur sot, ndërsa zyrtarët në Uashingtonit përpiqen për ekstradimin dhe arrestimin e tij të menjëhershëm.

Edward Snowden u largua nga hoteli në Hong Kong ku kishte qëndruar të hënën, një ditë pasi zbuloi identitetin e tij në gazetën britanike The Guardian. 29-vjeçari Snowden shkoi në Hong Kong më 20 maj, përpara se gazeta të publikonte raportet e tij mbi monitorimin nga Agjencia amerikane e Sigurimit të telefonatave dhe të dhënave në internet.

James Clapper, drejtori kundër-zbulimit amerikan, tha se veprimet Snowdenit shkaktuan dëme serioze për sigurinë e vendit. Departamenti amerikan i Drejtësisë thotë se ka hapur një hetim penal mbi këtë çështje.

Hong Kongu mund t'a dërgojë Snowden në Shtetet e Bashkuara nën një traktat ekstradimi nënshkruar me Uashingtonin në vitin 1996. Snowden ka thënë se ai ka në plan të kërkojë strehim në ndonjë vend që beson në fjalën e lirë dhe privatësinë.
XS
SM
MD
LG