Lidhje

Senati miraton fillimin e debatit mbi reformën e imigracionit


Senati amerikan
Senati amerikan

Votimi i së martës 82-15 hap rrugën për debatin që analistët thonë se mund të zgjasë gjatë gjithë këtij muaji

Senati amerikan votoi që të fillojë debatin mbi një projektligj të emigracionit, i cili po të miratohet do të ofrojë mundësi për më shumë se 11 milionë imigrantë pa dokumente për të fituar shtetësinë amerikane.

Votimi i së martës 82-15 hap rrugën për debatin që analistët thonë se mund të zgjasë gjatë gjithë këtij muaji

Legjislacioni përcakton një proces 13-vjeçar për shtetësi për emigrantët që kanë hyrë në Shtetet e Bashkuara ilegalisht deri gjatë fundit të vitit 2011.

Më parë të martën, tetë senatorë kyç demokratë dhe republikanë u pajtuan për votim, dhe një ligjvënës, demokrati Charles Schumer, tha se ai është i bindur se Senati do t'a miratojë ligjin para datës 4 korrik, Përvjetori i Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara dhe ditë pushimi.
XS
SM
MD
LG