Lidhje

Kompanitë e internetit dhe çështja e monitorimit të klientëve


Kompania "Google" do të paguajë afër 500 milionë dollarë gjobë

Kompania "Google" do të paguajë afër 500 milionë dollarë gjobë

Agjencia Kombëtare e Sigurimit ka pranuar se programi i saj i quajtur Prism mbledh postë elektronike dhe të dhëna të tjera nga kompanitë e internetit.

Tre kompani të mëdha të internetit kërkojnë që administrata Obama t'u paraqesë atyre urdhërat e gjykatës federale mbi informacion rreth përdoruesve të tyre për të agjencitë amerikane të zbulimit

Google, Facebook dhe Microsoft thonë se duan që gjithçka të jetë transparente dhe e hapur. Shefi ligjor i firmës Google tha të martën kompania e tij nuk ka gjë për të fshehur.

Google thotë se njoftimet e mediave se kjo kompani u jep agjencive të zbulimit qasje të pakufizuar në informacionin në lidhje me klientët e saj nuk janë të vërteta. Google thotë se urdhërat e qeverisë për t'i mbajtur hollësitë të fshehta vetëm nxisin thashethemet dhe spekulimet.

Agjencia Kombëtare e Sigurimit ka pranuar se programi i saj i quajtur Prism mbledh postë elektronike dhe të dhëna të tjera nga kompanitë e internetit.

Një ish kontraktor i Agjencisë Kombëtare të Sigurimit, Edward Snowden, e zbuloi ekzistencën e programit Prism dhe monitorimin nga kjo agjenci të thirrjeve telefonike në gazetat Guardian dhe Washington Post.

Ai tha se është e rëndësishme për të zbuluar atë që ai e quajti program masiv i mbikqyrjes nga ana e qeverisë mbi qytetarët privatë.
XS
SM
MD
LG