Lidhje

Dyshohet se policia kineze ka arrestuar regjisorin Du Bin


Regjisori kinez Du Bin
Regjisori kinez Du Bin

Veprimtari Hu Jia tha se beson se policia e ka arrestuar fshehurazi regjisorin Du Bin në përgjigje ndaj publikimit të librit mbi shtypjen e protestave pro-demokracisë në Tienanmen më 1989

Miqtë dhe familja e regjisor kinez dhe ish fotografit të New York Timesit, Du Bin thonë se ai duket se është marrë nga policia kineze, pasi nuk ndodhet në shtëpinë e tij në Pekin për më shumë se 10 ditë.

Du Bin komunikoi me familjen e tij për herë të fundit më 31 maj. Duke folur për Zërin e Amerikës me telefon, miku i tij, aktivisti Hu Jia tha se një fletë-thirrje e policisë që mban datën 1 qershor u gjet më vonë në shtëpinë e Du Binit, që i kërkonte atij të paraqitej tek autoritetet nën dyshimin e prishjes së rendit publik.

Regjisori Du lëshoi një film dokumentar në fillim të majit, mbi kampin e punës së detyruar për gratë në provincën verilindore kineze e Liaoning. Në film, ish të burgosurat përshkruajnë kushte degraduese dhe poshtëruese në këtë kamp. Qeveria kineze e shpalli filmin të ndaluar.

Më vonë këtë muaj, Du Bin publikoi një libër në lidhje me qeverinë kineze për goditjen vdekjeprurëse mbi protestuesit pro-demokratik në sheshin Tiananmen të Pekinit më1989. Veprimtari Hu Jia tha se beson se policia e ka arrestuar fshehurazi regjisorin Du Bin në përgjigje ndaj publikimit të librit.
XS
SM
MD
LG