Lidhje

Vetedjegia, proteste e budistëve në Tibet ndaj politikës kineze


Tibet

Tibet

Burimet i thanë shërbimit tibetian të Zërit të Amerikës se murgesha e paidentifikuar u vetëdogj të martën pasdite pranë një manastiri në rrethin Tawu.

Dëshmitarët thonë se një murgeshë budiste tibetane i vetë-ndez në flakë në jugperëndim të provincës Sichuan të Kinës, në shenjë proteste kundër politikave të Kinës në Tibet.

Burimet i thanë shërbimit tibetian të Zërit të Amerikës se murgesha e paidentifikuar u vetëdogj të martën pasdite pranë një manastiri në rrethin Tawu. Gjendja e saj nuk dihet, pasi personeli i sigurisë kineze e dërgoi atë në një spital aty pranë.

Ky është rasti i119 i vetëdjegies në rajonin e gjerë tibetian që nga viti 2009, kur protestuesit kundër Kinës - shumica e të cilëve murgj dhe murgesha - filluan aktet e vetëdjegies për të protestuar ndaj ndërhyrjes kineze në zakonet dhe praktikat fetare tibetiane. Protestuesit kanë kërkuar gjithashtu të tërheqin vemendjen për kthimin e udhëheqësit të tyre shpirtëror në mërgim, Dalai Lama.

Autoritetet kineze janë përgjigjur këtyre lëvizjeve me shtypje nga ana e forcave të sigurisë në zonat e protestave.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG