Lidhje

Pirati kibernetik kinez dënohet me 12 vjet burg në SHBA


Pirateri kibernetike
Pirateri kibernetike

Ekspertët përcaktuan se vlera e vjedhjes kibernetike ishte në një shumë prej 100 milionë dollarësh dhe se i pandehuri do të ekstradohet në Kinë, pas kryerjes së dënimit në Shtetet e Bashkuara.

Një shtetas kinez u dënua nga një gjykatë federale amerikane me 12 vjet burg për transaksione mashtruese dhe shkeljen penale të të drejtave të autorit.

Autoritetet amerikane thonë se vjedhja dhe pirateria e kryer nga Xiang Li, përfshin programe kompjuterike dhe të dhëna konfidenciale të vjedhura nga serveri i brendshëm i një kontraktori të autorizuar amerikan. Ekspertët përcaktuan se vlera e vjedhjes kibernetike ishte në një shumë prej 100 milionë dollarësh dhe se i pandehuri do të ekstradohet në Kinë, pas kryerjes së dënimit në Shtetet e Bashkuara.

Dokumentet e gjykatës e identifikuan Xiang Li si operator të një faqe interneti, Crack99.com. Hetuesit thanë se kjo faqe reklamonte mijëra të tituj programesh të vjedhura duke i shitur me çmime më të ulta sesa programet e vërteta.

Një deklaratë nga Agjencia amerikane e Doganave dhe Emigracionit thotë se Xiang Li ishte angazhuar në më shumë se 700 transaksione mes vitit 2008 dhe 2011, kur ai shpërndahente programe kompjuterike të vjedhura në 28 shtete amerikane dhe në 60 vende të botës.
XS
SM
MD
LG