Lidhje

Mandela, vazhdon në gjendje të rëndë


Presidenti i Afrikës së Jugut tha se Nelson Mandela është "duke reaguar më mirë ndaj trajtimit mjekësor", ndërsa vazhdon të qëndrojë në spital për shkak të një infeksioni të mushkërive.

Deklarata e presidentit Jacob Zuma ishte lajmi i parë shpresëdhënës lidhur me shëndetin e zotit Mandela, që kur ai u dërgua në një spital të Pretorias të shtunën.
Presidenti jugafrikan u shpreh se ishte i lumtur të njoftonte se që nga mëngjesi i sotëm zoti Mandela po reagonte më mirë ndaj trajtimit mjekësor. “Ne jemi shumë të lumtur me këtë përmirësim, pas këtyre ditëve të vështira,” tha presidenti Zuma.

Më parë gjatë ditës ishte njoftuar se Nelson Mandela ishte në gjendje të rëndë, por të qëndrueshme. Një zëdhënës presidencial, Mac Maharaj, tha se zoti Zuma kishte në plan ta vizitonte ikonën e anti-aparteidit së shpejti.

Në rrugët e Pretorias, njerëzit vazhdojnë të ofrojnë mesazhe mbështetjeje për 94-vjeçarin, laureat i Çmimit Nobel për Paqe.
XS
SM
MD
LG