Lidhje

Pezull zbatimi i teknologjisë elektronike në zgjedhje


Në Shqipëri Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u përfshi në debate lidhur me hapat për zbatimin e teknologjive elektronike në zgjedhjet e 23 qershorit. Përvec dilemave të forta mbi aspektet teknike të dy sistemeve që ishin parashikuar të vihen në zbatim në qarkun e Fierit dhe të Tiranës, edhe vetë Komisioni nuk duket të jetë i interesuar për të përshpjetuar procesin.

Përfaqësuesi i partisë socialiste pranë Komisionit qëndror, Genci Gjoncaj hodhi dyshime se zbatimi i teknologjive të reja po sabotohet, ndërsa i kërkoi kryetares së këtij institucioni, Lefteri Lleshi, te njoftonte se kur do të merret vendimi. Kur kanë mbetur tani dhe 10 ditë nga votimi, KQZ-ja nuk ka përcaktuar ende se cfarë do të bëjë, si në Fier ashtu dhe në Tiranë, ndonëse firmës spanjolle INDRA, e cila fitoi garën, i është paguar pjesa dërrmuese e mbi 4 milion eurove të vendosura për të finacuar të dy projektet. Zonja Lleshi tha se KQZ-ja është duke pritur raportin e kompanisë spanjolle dhe më pas do të merret vendimi.

Numërimi elektronik i votave i parashikuar për në Fier, është thuajse plotësisht i dështuar, pasi nga provat e realizuara, sistemi vepronte më me ngadalë se sa numërimi manual përmes komisionerëve. Aq më tepër që në Fier ka edhe një problem tjetër pasi sistemi është llogaritur të numërojë një fletë votimi me 42 emra partishë e kandidatësh, ndërkohë që realisht janë 67 të tillë.

Probleme serioze u shfaqën edhe në Tiranë, ku është parashikuar identifikimi elektronik i votuesve, përmes kartës së identitetit apo pasaportës. Por aparaturat e ofruara nga firma spanjolle, ndërsa arrijnë të identifikojnë nëse dokumenti është origjinal apo fallso, nuk mund të përcaktojnë në kohë reale nëse një zgjedhës ka votuar në më shumë se një qendër votimi.
XS
SM
MD
LG