Lidhje

Media Arkivi

Dështon numërimi elektronik i votave


Në Shqipëri, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pranoi sot zyrtarisht dështimin e zbatimit të numërimit elektronik në qarkun e Fierit për zgjedhjet e 23 qershorit dhe vendosi që ky proces të realizohet manualisht. Shkak për këtë vendim u bë fakti se kompania spanjolle e cila kishte fituar garën për zbatimin e projektit e kishte ndërtuar modelin e fletës së votimit me 42 emra partish e kandidatësh, ndërkohë që fleta përfundimtare ka 67 emra. Në rrezik është gjithashtu edhe realizimi i identifikimit elektronik të votuesve në Tiranë.

XS
SM
MD
LG