Imigrantët dhe zgjedhjet
Disa mijëra emigrantë shqiptarë po kthehen nga Greqia për votimet e nesërme në Shqipëri. Në pikat e kalimit kufitar mes të dy vendeve vihen re shtime të sporteleve të shërbimit dhe pak radhë pritjeje sidmos në anën greke. Kthimi i emigrantëve pritet të ndikojë në rezultatet në disa zona sidmos të prekura ndjeshëm nga emigracioni.