Lidhje

Demokratët hapin garën për kryetarin e ri


Zgjedhja do të bëhet direkt nga kryesia. Zoti Bode dhe zonja Topalli deklarojnë se nuk do të përfshihen në garë. Basha dhe Olldashi “Herët për të folur”.

Në Shqipëri partia demokratike nisi sot procedurat për zgjedhjen e kryetarit të ri pas dorëheqjes së udhëheqësit të saj historik Sali Berisha. Mbledhja e kryesisë vendosi që kreu i ri, për herë të parë, të zgjidhet sipas parimit një anëtar një votë. Një porces që mund të përfundojë në fund të korrikut apo fillimin e muajit gusht. Zoti Berisha nga ana e tij tha se nuk do të influencojë në garë. Disa prej drejtuesve të lartë të partisë demokratike, nënkryetarja Jozefina Topalli dhe sekretari I përgjithshëm Ridvan Bode, deklaruan që sot se nuk do të kandidojnë për kreun e saj.

Gabim i serverit

Oops, as you can see, this is not what we wanted to show you! This URL has been sent to our support web team to the can look into it immediately. Our apologies.

Please use Search above to see if you can find it elsewhere


Partia demokratike ka vendosur të mos humbasë kohë për të rekuperuar humbjen e thellë që pësoi në zgjedhjet e së dielës të cilat cuan edhe në dorëheqjen e zotit Sali Berisha, udhëheqësit të saj historik. Zoti Berisha i cili do të mbajë drejtimin e partisë deri në zgjedhjen e drejtuesit të ri, tha sot se asaj i nevojitet një fillim i ri. Për herë të parë, kryetari i demokratëve do të zgjidhet direkt nga anëtarësia. “Partia Demokratike ka pësuar një humbje në garë dhe ajo ka jetike një rikthim të ri të fuqishëm. Është në detyrën tonë, në detyrimin tonë më madhor ti japim asaj mbështetjen totale për fillimin e saj të ri më të fuqishëm që ka patur ndonjëherë. Por, një fillim i ri do të ishte i pamundur pa një lidership të ri. Ndaj dhe ne kemi detyrën kryesore, imediate, të hapim procedurën e zgjedhjes së lidershipit të ri. Ai nuk mund të zgjidhet nga kongresi, nga Kuvendi i partisë, ai duhet të zgjidhet nga një anëtar një vote”, deklaroi zoti Berisha.

Demokratët do të duhet të bëjnë një ndryshim në statutin e partisë për të parashikuar parimin një anëtar një votë, ndërkohë që analiza e humbjeve, sic njoftoi zoti Berisha, është shtyrë pas zgjedhjes së kryetarit të ri: “Lidershipi i ri do të bëjë të gjitha analizat e kësaj humbjeje e cila është serioze, e cila është shumëplanëshe e cila nuk do të kalojë pa një analizë. Lidershipi i ri do të ketë të drejtë të formulojë, hartojë listën e kryesisë, t’jua paraqesë forumeve të partisë dhe ne jemi Parti Demokratike, Forumet kanë të drejtë të shtojnë vetë në listë dhe në këtë mënyrë ecim të sigurtë drejt asaj që themi një fillimin i ri i fuqishëm”

Zoti Berisha deklaroi se ai nuk do të influencojë garën për kryetarin e ri.“Unë jam njeri i sinqertë nqse unë do të doja të shenjoja pasardhësin ai do të dilte në shanset më të mëdha. Unë nuk do ta bëj këtë. Pse? Sepse unë do ta lë të jetë një garë e hapur. Cilido nga strukturat e Partisë Demokratike, cilido, le të vijë të hyjë në garë, por me një kusht, të pranojë garën", tha ai.

Deri të premten e ardhshme do të duhet të paraqiten kandidaturat. Por që sot dy figura kryesore, sekretari i pergjithshëm Ridvan Bode dhe nënkryetarja Jozefina Topalli deklaruan se nuk do të nuk do përfshihen në garë. “Unë do të jem në funksion të konsolidimit të lidershipit të ri të Partisë demokratike”, u shpreh zoti Bode. “Nuk do të kandidoj, sepse nuk ka qenë asnjëherë ambicja ime për një gjë të tillë”, tha zonja Topalli.

Dy figura të tjera të rëndësishme në partinë demokratike, kryebashkiaku aktual i Tiranes, Lulzim Basha dhe ministri i Transporteve Sokol Olldashi thanë se ishte ende heret. “Sot nuk është dita për t’u shprehur për këtë”, deklaroi zoti Basha. “Eshtë shumë herët për t’u shprehur për kandidatët”, tha nga ana e tij zoti Olldashi. Gara për kryetarin e ri të partisë demokratike pritet të mbyllet në fund të muajit korrik apo fillimin e muajit gusht.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG