Lidhje

Sekretari Kerri në punimet e ASEAN-it


John Kerry
John Kerry
Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry thotë se Shtetet e Bashkuara, Kina, Japonia dhe Korea e Jugut janë absolutisht të bashkuar në këmbënguljen e tyre se Koreja e Veriut duhet të mos ketë armë bërthamore

Z. Kerry tha të hënën pas takimit me Ministrin e Jashtëm kinez Wang Yi në Brunei se mënyra e vetme për të siguruar paqen dhe stabilitetin në rajon është për Korenë e Veriut për zbatuar marrëveshjen e saj nga bisedimet gjashtë-palëshe mbi mospasjen e armëve bërthamore

Sekretari Kerry u takua gjithashtu të hënën me ministrat e jashtëm të Japonisë dhe Koresë së Jugut, si pjesë e dy ditëve të takimeve me Shoqatën 10-anëtarëshe të Vendeve të Azisë Juglindore, ASEAN.

Më parë, ai i kërkoi ASEAN-it për të bërë përparim në një kod sjelljeje që mbulon mosmarrëveshjet mes vendeve të këtij rajoni mbi Detin e Kinës Jugore.
XS
SM
MD
LG