Lidhje

Fati i ish-kontraktorit të zbulimit amerikan mbetet i paqartë


Snowden
Snowden
Fati i ish-kontraktorit të zbulimit amerikan Edward Snowden mbetet i paqartë, ndërsa India të martën refuzoi kërkesën e tij për azil dhe presidenti bolivian Evo Morales tha se do t’a konsideronte një kërkesë të tillë.

Z. Morales ishte në Moskë të martën për një takim të vendeve të prodhimit të gazit natyror. Ai tha se do të konsiderojë dhënien e strehimit për Snowden nëse bëhet një kërkesë e tillë.

Pasi Presidenti Morales la Rusinë që të kthehej në Bolivi, Ministri i Jashtëm bolivian David Choquehuanca tha se Franca dhe Portugalia i mbyllën hapësirën ajrore aviot të zotit Morales për shkak të zërave se Snowden ishte në bord. Z. Choquehuanca tha se aeroplani i presidentit bolivian bëri një ndalesë të paplanifikuar në Austri.

Snowden është bllokuar në zonën ndërkombëtare të tranzitit në aeroportin Sheremetievo të Moskës që kur mbërriti aty nga Hong Kongu nëntë ditë më parë.

Sipas njoftimeve, Snowden është duke kërkuar azil politik në të paktën 19 vende, përfshirë Rusinë, por ai nuk mund të lëvizë prej andej për shkak se Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar pasaportën e tij.
XS
SM
MD
LG